Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 19:07

Aktori shqiptar drejt altarit: Dua një ceremoni në bregdet, të gjithë të jenë veshur me të bardha

Amos Zaharia është një nga aktorët shqiptar që shpesh ka qenë pjesë e lajmeve. Ai prej kohësh ndodhet në një lidhje dashurie me një vajzë të quajtur Gigliola dhe kanë më shumë se 3 vite që kanë një marrëdhënie shumë serioze që së shpejti mendojnë ta kurorëzojnë me martesë.

Këtë gjë ai e ka zbuluar në emisionin e sotëm të ‘Pasdite në Top Channel’, ku ka qenë i ftuar së bashku me partneren. Sipas tij ai preferon që dasma e tij të jetë shumë private dhe të bëhet në bregdet, ku të gjithë të ftuarit do jenë të veshur me të bardha.

Të njëjtën gjë ka shprehur edhe vajza nga Durrësi e cila ka rrëfyer se është tepër e emocionuar për atë ditë.

Ndërsa për planet e të krijuarit një familje çifti ende nuk dëshirojnë që diçka e tillë të ndodh, pasi primare tani për tani është dasma.