Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 19:07

Kallashi në gjendje të rëndë shpirtërore: ‘Brenda duke vdekur, ah sikur ta dinit të vërtetën'

Edhe pse Kallashi para disa kohësh lajmëroi se i kishte dhënë fund profesionit të saj si valltare dhe tashëm nuk është dhe aq e pranishme në emisione, përsëri mbetet një nga personazhet që tërheq më shumë vëmendjen e publikut.

Ajo para disa kohësh ka habitur publikun me postimet e saj depresive, të cilat sa vjen po bëhen edhe më të shumta. Ajo kishte postuar më herët një video, ku një vajzë ishte duke prerë damarët dhe kjo gjë u komentua shumë nga mediat, e madje fansat e  saj u shprehën të shqetësuar.

Por mesa duket Kallashi qenka lënduar shumë, pasi këto postime të trishta nuk kanë fund. Ajo ditën e sotme ka postuar disa sekuenca nga filmi ‘Dashuri e pafund’, ku personazhi në video shpreh dhimbjen me këto fjalë: "E shikon atë vajzën? Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë. E lodhur nga jeta! Nuk do të duket e tillë, kështu që mban gjithçka përbrenda. Të gjithë mendojnë se ajo është njeriu më i lumtur që njohin, që nuk ka probleme, që jeta e saj është perfekte. Ahh, sikur ta dinin të vërtetën."