Në shkurt të vitit 2020 Iva Tiço deklaroi se e ka gjetur dashurinë e jetës. Gazetarja foli për herë të parë për partnerin, duke zbuluar se ai është gjerman.

Ndërkohë së fundmi me anë të një postimi në rrjete sociale, Iva ka zbuluar se partneri i ka propozuar për martesë. Ajo ka publikuar disa foto ku shihet me unazën me diamant në gisht duke treguar se ai e ka surprizuar për Shën Valentin.

Në një foto tjetër Iva ka treguar krevatin e zbukuruar me petale trëndafili dhe me shampanjë.
"Nuk mbaj mend as nëse thashë "po", as nëse më bëri ndonjë pyetje", ka shkruar gazetarja krahas fotove.



