Reperi Noizy është një nga meshkujt më të lakmuar nga gjinia femërore. Ai përveç muzikës së mirë shquhet dhe për marrëdhëniet e tij të shumta me femrat, të cilat asnjëherë nuk ka dashur ti bëjë publike, dhe për aq sa ne dimë ai është Singel.

Së fundmi është përfolur për marrëdhënien e tij me modelen Oriola Marashi, por sipas dyshes ajo është thjesht një marrëdhënie shoqërore dhe profesionale. Menjëherë pas Oriolës fansat e tij kanë ngritur dyshimet se reperi mund të jetë në një lidhje me një personazh tjetër të njohur në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Dorina Memën, kampionen e bodybuilding. Të gjitha aludimet kanë nisur nga një foto që është publikuar së fundmi, ku dyshja shfaqen shumë pranë njëri-tjetrit. Ata kanë shtrënguar duart dhe janë mbështetur tek njëri-tjetri në një pozicion pak dyshues.

Të menjëhershme kanë qenë reagimet që mes tyre po ndodh diçka. Deri tani asnjëri nga të dy nuk ka reaguar për këtë lajm.
Burimi:Iconstyle.al


