Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Shkurt 2023, 00:12

Bora mërzitet nga dhurata aspak romantike që i bëri Donaldi për Shën Valentin

Donaldi dhe Bora vazhdojnë të jenë një nga çiftet më të dashur nga publiku, por këtë Shën Valentin nuk kemi parë trëndafila e zemra nga ata.

Donaldi ka treguar se për Shën Valentin i ka dhuruar Borës çorapet e tij.

"Dhurata ime për këtë Shën Valentin ishin çorapet e mia. Ajo u surprizua shumë kur e mori vesh që dhurata ka qenë gjithë kohës në shtëpi, 2 sirtare larg. Të dua shpirt", shkruan Donaldi me humor.

Me postimin e rradhës, ai filmon Borën, e cila duket e mërzitur teksa qëndron në telefon ndërsa Donaldi thotë me shaka se është shumë e lumtur.

Madje ai ka treguar edhe darkën që ka përgatitur për ta duke shkaktuar të qeshura me postimet.