Nga Shqipëria / E Mërkurë 15 Shkurt 2023, 00:12

Këtë vit kemi dasmë, martohet çifti i njohur shqiptar

Venera Lumani dhe Lind Islami të ftua në emisionin e Rudina Magjistarit në Tv Klan për të folur për projektet e tyre, kanë dhënë një lajm të bukur.

Rudina Magjistari: Një ceremoni martese, ndonjë gjë, e keni menduar ndonjëherë ta bëni?

Lind Islami: Kemi menduar. Kjo është periudha, prandaj ndoshta ka ardhur kaq bukur ky 2023 me plane të reja sepse i kemi menduar këto gjëra. Deri tani ishim të fokusuar shumë vetëm te puna, ndërkohë tani sikur ndihemi gati të ecim akoma.

Rudina Magjistari: Për të ndërmarrë dhe këtë hapin tjetër.

Lind Islami: Po.

Rudina Magjistari: Që më duket që  në 2023 qenka plani për ta bërë, pra do bëni dasmë në 2023?

Venera Lumani: Do bëjmë dasmë në 2023.