Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 18:06

Rrëfehet fotografi francez: Djali im nuk ka dy mama dhe me Eglën nuk na bashkon dashuria

Egla Harxhi vitin që lamë pas ka qenë në vëmendje të mediave për shkak të deklaratave se ajo dhe fotografi francezë  Ale de Basseville janë në një marrëdhënie treshe me një vajzë tjetër. Ata madje u përfolën shumë  dhe për idenë e tyre për të krijuar Principatën e Libofshës.

Disa javë më parë ajo solli në jetë dhe fëmijën e saj të parë . Lindja e tij solli shumë diskutime se si do të rritesh fëmija me dy nëna dhe se përse ajo vendosi ti jepte jetë në Francë dhe jo në  Shqipëri. Madje edhe emir Luxifer që  Egla dhe Ale i vendosën fëmijës, u quajt një gjë e papranueshme nga ana e publikut.

Së fundmi fotografi i njohur ka dhënë  një  intervistë për ‘Panorama Plus’, ku ka treguar se marrëdhënia e tij me Eglën dhe vajzën tjetër është keqkuptuar.

“Nuk ka marrëdhënie treshe, ndoshta për popullin quhet kështu sot. Që prej 1500 vjetësh, ne kemi drejtuar botën, ne mbretër, princa, dukë dhe kontë të Europës jemi martuar gjithmonë dhe kemi pasur konkubina (ekstra) për shumë arsye. Te ne, barazia e mashkullit dhe femrës, siç ju duhet ta kishit mësuar në histori në shkollë, ka prodhuar mbretër dhe mbretëresha që kishin të njëjtin pushtet dhe për t’u kënaqur, kishin të drejtën në atë që ne e quajmë e drejta e “prima notte” (në latinisht). Kjo nuk na ka shokuar për të parë në kohën e Ë illiam Ë allace (në filmin “Brave heart”) që mbreti kishte kaluar natën e parë të martesës me personin e zgjedhur të rajonit” është  shprehur ai.

Madje ka mohuar të gjitha lajmet se fëmija i tij Luxifer do të  rritet me dy nëna.

“Luxifer nuk ka dy mama, aq më shumë një baba, duhet të ndalojmë me këto absurditete që gazetarët dhe media kanë përdorur për të bërë propagandën e tyre dhe të shesin letër ose artikuj pecetash. Luxifer ka një histori, paraardhës, një pasuri, përpara së gjithash, dhe duhet të ketë një edukim të njëjtë me timin, të rëndë, rigoroz.” ka treguar Ale.

Për lindjen e Eglës në Francë dhe jo në Shqipëri ai është shprehur: “Në Libofshë ose në Shqipëri ende nuk është shërbimi mjekësor si në Francë, që është ekstremisht i njohur në botë për përsosmërinë, gjë që nuk ekziston ende në vendin tuaj. Për shkak të sëmundjes sime dopio gjenetike, ishte e rëndësishme për të pasur një sistem të cilësisë së parë, që do e quaja AAA. Për t’iu përgjigjur pyetjes, i them faleminderit zotit Kryeministër Komunist dhe shpresoj t’i vendosi në 2018-ën shërbimet higjenike dhe sanitare në spitalet shqiptare.”

Ai ka treguar se nuk mund të flasë asnjëherë për dashuri, por vetëm për detyra në marrëdhënien që ka me Egla Harxhin. Sipas Ale de Basseville ajo që e bashkon me modelen shqiptare është vetëm vizioni i përbashkët që kanë për krijmin e pushtetit, Principatës së Libofshës.