Nga Shqipëria / E Martë 14 Shkurt 2023, 12:12

Elgit Doda zbulon surprizën e Luizit për Kiarën në Shën Valentin

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito do të festojnë sot Shën Valentinin e tyre të parë brenda shtëpisë së “BigBrother VIP”. Disa ditë më parë këngëtari tregoi gjatë një bisede se surpriza për ditën e të dashuruarve do jetë diçka që nuk është parë ndonjëherë më parë në “BB”, duke e cilësuar kështu një “Shën Valentin” historik.

Këngëtari Elgit Doda ka zbuluar këtë surprizë të Luizit nëpërmjet një postimi në InstaStory.

Këngëtari kishte shkruar disa fraza të një kënge: ‘Mbajeni mirë mend këtë tekstin se do ta mësoni përmendësh’.

Mendohet se ky është një tekst i përgatitur nga Elgiti të cilin do e këndojë Luizi dhe është dedikim për Kiarën.