Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 17:05

Ermal Mamaqi më romantik se kurrë, emocionon me fjalët që thotë për Amin

Ermal Mamaqi dhe Ami janë një nga çiftet më të dashur për publikun shqiptar. Ata së fundmi kanë lajmëruar se janë në pritje të  fëmijës së dytë që do vijë në jetë shumë shpejt. Së fundmi çifti i njohur pas një sezoni pune tepër të suksesshëm, kanë vendosur që të pushojnë për disa ditë në një vend me dëborë .

Ata shpeshherë hedhin foto me njëri-tjetrin, por këtë herë Ermali ka emocionuar me fjalët që ka thënë për bashkëshorten e tij.

Ai ka shpërndarë një foto, ku shfaqet së bashku me Amin dhe pranë saj ka shkruar:“Lumturi, Dashuri, Gëzim, Bekim, Mrekulli, Pasion...,” duke përmbledhur në  këtë mënyrë gjithë ndjesitë që përjeton kur është pranë të dashurës së vetë .

Kjo foto është pritur mjaft mirë nga ndjekësit të cilët i kanë përgëzuar ata për lidhjen e tyre jetëgjatë dhe i kanë cilësuar si një nga çiftet më të bukura të Shqipërisë.