Moderatori Dorian Ramaliu do bëhet baba për herë të dytë. Ai ka publikuar disa foto ku bashkë me partneren Ivën dhe djalin e tyre zbulojnë gjininë e bebit.

Doriani ka treguar se familja e tyre do të zgjerohet me një vajzë dhe janë shumë të lumtur për këtë.

“Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar ai duke zbuluar se kanë dëshiruar shumë që pas djalit në familjen e tyre të vijë një vajzë.

