Ditën e sotme banorët kanë komentuar raportin e Armaldos me Valbonën, mirëpo komenti i Deas e ka nxehur keq këtë të fundit. "Nuk e kuptoj pse e quan motër", ka thënë Dea.

"Dea që nga ky moment të ndaloj të flasësh në emrin tim", i është kthyer Valbona e nevrikosur, teksa më tej ka vijuar: Sot është ditë solidarizimi dhe nuk dua të debatoj me asnjë.

"Të kërkoj ndjesë", i është përgjigjur Dea.
Kujtojmë se sot banorët kanë bërë apel për ndihmë për të prekurit nga tërmeti vdekjeprurës në Turqi dhe Siri.
