Nga Shqipëria / E Hënë 13 Shkurt 2023, 00:12

Big Brother i jep mundësinë, banorët e burgosur nuk pranojnë të dalin nga 'burgu'

Edhe pse kërkuan me ngulm të dilnin nga 'burgu' ku po vuajnë dënimin, të burgosurit në BBV nuk kanë pranuar propozimin e Vëllait të Madh.

Vëllai i madh u ofroi banorëve të burgosur të zgjedhin mes tyre për të liruar njërin dhe në shkëmbim dy banorë të tjerë do futen brenda.

Olta u shpreh se nuk e pranon këtë shkëmbim dhe akuzoi Vëllain e Madh se po bën diferencime. "Burgu është burg", tha Olta teksa bashkë me Kristin thanë se nuk pranojnë të dalin e do të qëndrojnë të katërt.