Banorët kanë realizuar një lojë duke iu përgjigjur pyetjeve që Vëllai i Madh u ka vendosur në ekran.

Gjatë lojës, Luizi tregoi se ka bërë tatuazh emrin e ish-partneres dhe nuk është penduar.

Pyetjes nëse ka pasur dy të dashura njëkohësisht, Luizi iu përgjigj me: "E kam bërë". Po ashtu edhe Kristi. Ndërsa Maestro dhe Olta u përgjigjën me "S'e kam bërë".

Ndër të tjera Luizi pranoi se ka qenë në një lidhje dhe e ka vazhduar edhe pse nuk ishte i dashuruar.

