Olta dhe Luiz duket se nuk po durojnë më brenda 'burgut' ku i ka dënuar Vëllai i Madh. Teksa flisnin me banorët e tjerë përmes murit, Luizi u kërkoi të bënin protestë që t'i nxjerrin.

Ndërkohë Olta erdhi me një mendim ndryshe. Ajo tha se protestën banorët duhet ta bëjnë duke mos folur në mënyrë që Vëllai i Madh t'i nxjerrë jashtë 4 banorët që ndodhen në 'burg'.

Maestro dhe Kristi nga ana tjetër nuk janë ankuar gjatë qëndrimit të tyre.

