Getinjo dhe Vivien janë një nga çiftet që u krijuan brenda shtëpisë së "Big Brother VIP Kosova". Të premten Vivi la shtëpinë dhe u pa të takonte Getinjon, i cili e priste jashtë.

Por çfarë ka ndodhur më pas? Këtë na e kanë treguar vetë ata përmes postimeve në Instagram. Mesa duket dyshja vazhdon lidhjen dhe jashtë e duken shumë të lumtur.

Getinjo ka postuar një foto ku shfaqet duke e përqafuar Vivin dhe një tjetër teksa shohin film.

Ndërsa Vivi nga ana tjetër ka postuar një foto me Getinjon nga makina teksa e përkëdhel me fjalë.
