Nga Shqipëria / E Diel 12 Shkurt 2023, 16:04

Historia e dashurisë me 77-vjeçarin: Si u nxorr nga konteksti deklarata e Diolës

Diola Dosti ka qenë së fundmi në vëmendje të mediave për një histori që ka rrëfyer gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP. “Historia e dashurisë së Diolës me 77-vjeçarin”, ishte titulli që qarkulloi këto ditë, por duket se deklarata e nutricionistes është nxjerrë nga konteksti.

Gjatë bisedës, Diola ka folur për Bob Proctor, mentori dhe folës motivuesi me famë botërore, i cili u nda nga jeta një vit më parë. Diola ka treguar se është fanse e tij dhe “ka rënë në dashuri” duke parë videot, siç edhe e tregon në rrëfimin e saj.

Diola: “Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thoja mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri me Bob Proctor-in” më thonin “Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”.