Nga Shqipëria / E Diel 12 Shkurt 2023, 15:03

'A beson te dashuria e Kiarës me Luizin?', ja si përgjigjet Tea

Tea Trifoni ishte sot e ftuar në “Fun Club” ku dha intervistën e tij të parë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”. Mes te tjerash ajo u pyet nëse beson te dashuria e Kiarës me Luizin.

Tea tha se në fillim nuk e besonte, por pas dasmës së organizuar në shtëpi mendimi i saj ndryshoi. Ajo shtoi se dyshja janë shumë të këndshëm bashkë.

“Në fillim nuk e besoja, por kur kam parë sytë e Kiarës dhe reagimet e Luizit gjatë asaj dasme domethënë jam emocionuar, kështu që po, vërtetë besoj. Janë shumë të këndshëm të dy”, u shpreh Tea.