Nga Shqipëria / E Diel 12 Shkurt 2023, 13:01

Nuk mendon për vete, Andi tregon arsyen pse dëshiron ta fitojë 'Big Brother VIP Kosova'

Andi Artani është një ndër konkurrentët e "Big Brother VIP Kosova", i cili gjatë rrugëtimit të tij ka nisur një histori dashurie me Gresën. Modelja është kthyer në arsyen pse ai tashmë dëshiron të jetë fitues i këtij formati.

Gjatë një bisede me Julin, ai është shprehur se dëshiron ta fitojë "Big Brother-in" për t'i plotësuar dëshirat Gresës. “Me gjithë respektin inshAllah fitoj çmimin e madh që me e pas mundësinë me ia plotësua Gresës dëshirat”, ka thënë Andi.

Kujtojmë se pak ditë më parë Juliana i tha Andit se "ka frikë për përputhjen e tij me Gresën, për shkak se ajo kërkon një jetë luksoze”.