Prej kohësh numri i madh i shtetasve shqiptar që marrin vendimin për tu larguar drejt Amerikës është i madh. Ëndrra Amerikan është edhe një nga arsyet se përse shumë shqiptar e kanë qejf SHBA-në dhe shumica prej tyre e konsiderojnë atë si një vend mik që gjithmonë i mirëpret Shqiptarët. Po amerikanët si i konsiderojnë dhe i klasifikojnë shqiptarët, si miq apo armiq?

Një gjë të tillë e ka zbuluar një studim i kryer së fundmi në Amerikë, ku një numër i madh njerëzish i kanë klasifikuar shqiptarët si miq. Shqipëria listohet në grupin e shteteve që amerikanët i konsiderojnë “miqësorë” dhe miq. Sipas të dhënave të ofruara nga sondazhi për Shqipërinë, 5% e amerikanëve mendojnë për shqiptarët si armiq, 11% si jomiqësor, 32% kanë mendimin se shqiptarët janë miqësorë, rreth 3% i konsiderojnë aleatë shqiptarët, ndërsa përqindja e tyre që nuk janë të sigurt, përbën shumicën. 48% e amerikanëve, pra rreth gjysma e tyre nuk janë të sigurt se në çfarë statusi t’i kategorizojnë shqiptarët: miq apo armiq.

Ndërsa porsa i përket Serbisë, dilema “miq apo jo miqësorë” ka qenë më e madhe, duke qenë se përqindjet e tyre janë të përafërta; shqiptarët e Kosovës konsiderohen miq, megjithatë edhe për ta, përqindja e personave jo të sigurt është e lartë. Bosnjë-Hercegovina sërish konsiderohen miqësorë, Kroacia po ashtu. Në rastin e Maqedonisë dhe Malit të Zi, përqindja e amerikanëve të pasigurt për statusin që i japin popullsive të këtyre dy shteteve, kalon gjysmën e të anketuarve, 60%.

Sipas të dhënave të tjera, shtetet e konsideruara ‘armike” janë Koreja e Veriut, Irani dhe Siria. Ndërsa shtetet me 0 % si armiq janë Madagaskari, Australia dhe Paraguaji.
Burimi: Monitor

