Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Shkurt 2023, 16:04

'Jam burrë mbi burra dhe e dua fort', Stresi uron Keisin për ditëlindje

Keisi ka festuar dje ditëlindjen. Në këtë ditë të veçantë Stresi e ka uruar publikisht nga shtëpia e "Big Brother VIP Kosova", duke i shprehur edhe njëherë dashurinë.

"Dua të bëj një urim se ka ditëlindjen një person shumë i shtrenjtë dhe shumë i rëndësishëm në familjen time. Ja uroj me gjithë shpirt dhe jam mashkull, jam burrë mbi burra dhe i them se e dua fort. Të bëhet 100 vjeçe dhe e pres sa më shpejt. Gëzuar ditëlindjen Keisi”, ishte urimi i Stresit.