Para disa javës Angela Martini i habiti të gjithë me martesën e saj të papritur. Ajo i dha fund beqarisë me të dashurin e saj Dragos Savulescu në një ceremoni private në Las Vegas.

Menjëherë pas dasmës ata filluan edhe muajin e tyre të mjaltit, i cili mesa duket nuk paska fund. Çifti ndodhen së bashku në një ishull privat dhe këtë gjë e kanë bërë të ditur nga postimet e ndryshme në Instagram.
Së fundmi ka qenë Dragos ai që ka postuar një foto ku shfaqet duke shijuar diellin. Pran saj ka shkruar “Çfarë të bësh në ditët me diell?”

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë komenti i modeles së njohur, e cila ka shkruar “Të dukesh sexy për bashkëshorten tënde”

Ky koment ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit që kanë vënë re që kërkesat e Angelas pas martesës janë tipike të një vajze të dashuruar, që si hyn asgjë në sy përveç të dashurit të vetë.



