Nga Shqipëria / E Shtunë 11 Shkurt 2023, 12:12

Tirana zbukurohet për Shën Valentin, surpriza për çiftet

Bashkia e Tiranës ka menduar që të sjellë diçka të veçantë për ditën e të dashuruarve, Shën Valentinin. Një balonë gjigande me zemra ndodhet përpara Bashkisë, fasada e të cilës është mbuluar me zemra. 

Bashkia e Tiranës është zbukuruar edhe vetë me simbolin e kësaj dite, zemrat e kuqe.

Zbukurimet janë vendosur edhe në zona të ndryshme të qytetit ku çiftet mund të bëjnë foto.