Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 15:03

Reagon për herë të parë pas lajmeve të ndarjes Eneda Tarifa, ja çfarë ka postuar

Para dy ditësh lajmi se këngëtarja Eneda Tarifa dhe bashkëshorti i saj prej 18 vitesh i kishin dhënë  fund martesës  mori vëmendjen e të  gjitha portaleve. Sipas lajmeve çifti kishte kohë që nuk shiheshin më në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje kanë  marrë  fund edhe marrëdhëniet e tyre profesionale, pasi Eneda nuk këndon më tek biznesi i Erjon Zhaloshnja.

Por për këto lajme asnjëri nga të dy nuk ka dashur të bëjë ndonjë prononcim, duke mos e pranuar dhe as mohuar lajmin në  fjalë .

Pas kësaj ndodhie Eneda nuk kishte postuar asnjë gjë në Instagram dhe vetëm sot ajo vendosi të bënte postimin e saj të parë. Ajo ka shpërndarë një foto ku shfaqet së bashku me Valbona Selimllarin, përkrah fotos ka shkruar ‘Nuk bëhen dy si ty’.

Edhe pse të  gjithë prisnin që ajo të bënte ndonjë deklaratë për çështjen e ndarjes, këngëtarja ka vendosur të hesht, duke mos zbuluar ende asgjë.