Getinjo ka kërkuar falje publike për bisedat me Xhulin që publikoi në Instagram, ku kishte edhe audio-mesazh teksa banorja e Big Brother VIP Kosova, i kërkonte të takoheshin për kafe.

Reperi e ka fshirë postimin dhe tha se është ndier keq që ka bërë një gjë të till.
Përmes një postimi në Instastory, ish-banori shkruan se nuk është i keq dhe se personalitetin e tij të vërtetë e ka treguar sa ishte brenda.
Postimi i Getit: E di, e kam kuptuar para se të ma thotë dikush tjetër! Gabova për atë post për Xhulin sa i përket ftesës për takim! S’ka qenë me qëllim me mrbojt dikë, as me e ul, vetëm u bëra pak nervoz dhe e postova! Nuk më ka kërcënuar askush, nuk kam marr udhër prej askujt sepse s’marr kështu komanda prej askujt në këtë botë. Por jam i pjekur dhe jam njeri me ndjenja të cilat i kontrolloj shumë po ka raste që edhe më del ndonjëherë Geti që s’jam unë! Banorët janë në lojë, le të debatojnë, le të flasin, le të qajnë, le të qeshin! Unë s’jam pjesë e asaj shtëpie më dhe s’kam pse të përzihem më! Unë s’jam i keq, i mbroj njerëzit e shkelur edhe njerëzit që i bullizojnë! Sjelljen time origjinale e keni parë brenda në BBVK dhe ashtu jam gjithmonë dhe do të mbes! Nuk po ndihem mirë për momentin se s’jam i keq sa më bëtë brenda 2-3 orëve. Ju dua! Më falni, sinqerisht prej shpirti. Geti".

