Nga Shqipëria / E Premte 10 Shkurt 2023, 16:04

Rrëfimi i Xhulit në BBVK: Kam qenë super e varfër, sot kam 3 shtëpi

Banorët e nominuar të kësaj jave në Big Brother VIP Kosova, kanë diskutuar në darkën e të nominuarve. Pjesë e diskutimit ka qenë edhe debati mes Vivienit dhe Xhulit, ku kjo e fundit i ishte drejtuar modeles nga Durrësi me fjalët: “Unë i kam tri shtëpi, ti garant jeton me qira në Tiranë”. 

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në darkën e të nominuare, Xhuli e ka sqaruar deklaratën e saj duke thënë se me punë i ka arritur të gjitha.

“Unë kam qenë super e varfër dhe me punë shumë kam arritur çdo send”, tha Xhuli.

Ajo tha se me ato fjalë që i është drejtuar Vivienit, ka pasur për qëllim që të ngrit vetëdijen se vetëm me punë mund të arrihet çdo gjë”. Por një gjë e tillë nuk iu ka mbushur syrin as Stresit e as Vivit, pasi të ty i janë drejtuar Xhulit me fjalët: “Të të vijë turp për atë që ke thënë”.