Nga Shqipëria / E Premte 10 Shkurt 2023, 15:03

'Të ruan', Luizi i bën Kiarës dhuratën më të veçantë brenda BBV

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë çifti i parë i krijuar në Big Brother Vip Albania. Luizi nuk humbet asnjë moment për t'i treguar moderatores që ndjenjat e tij janë të vërteta.

Së fundmi, ai i ka bërë dhuratën më të veçantë. Këngëtari i ka dhuruar varësen me kryq që e mbante gjithmonë në qafë.

Dyshja po qëndronin të shtrirë në krevat kur Luizi e hoqi varësen për t'ia dhënë asaj.

“Këtë kryqin që e mbaj në qafë unë, nuk e kam hequr kurrë dhe nuk ia kam dhënë askujt. E gjeje kujt dua me ia dhënë”, i ka thënë ai teksa i ka shtuar: Të ruan.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)