Olta, Dea dhe Tea janë të nominuarat e kësaj jave dhe njëra prej tyre do të largohet nga "Big Brother VIP" të shtunën. Së fundmi vajzat janë ulur përpara banorëve duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre.

Keisi Medini i ka drejtuar Olta Gixharit pyetjen: Cilët do të ishin tre banorët që do të nxirrje në nominim, nëse do të hapje Kutinë e Pandorës?

Pa hezituar aspak, Olta zbuloi se do të dërgonte në nominim Maestron, Kiarën dhe Luizin.


