Nga Shqipëria / E Enjte 9 Shkurt 2023, 21:09

Getinjo zbulon mesazhet me Xhulin para hyrjes në BB VIP Kosova

Geti ka vendosur të publikojë mesazhet e Xhulit para hyrjes në Big Brother VIP Kosova. Reperi e ka bërë këtë veprim pasi Xhuli shpeshherë ka patur debate me Vivienin, vajzën me të cilën Getinjo nisi një lidhje. 

Ai ka publikuar në Instagram një bisedë me Xhulin ku ajo e ftonte për kafe dhe ai nuk i kthente përgjigje.

"Kjo e nguc Vivin për shkak meje se vetëm missed call ka qenë tek unë!", shkruan Getinjo, i cili më pas e ka fshirë postimin, të ruajtur nga Kryefjala.