Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 14:02

Shfaqet fruthi në Shqipëri, të prekurit janë fëmijë të pavaksinuar

Një nga sëmundjet më të rënda ajo e fruthit mesa duket është kthyer në Shqipëri dhe deri tani ka prekur disa fëmijë. Deri në këto moment në pediatrinë QSUT-së janë shtruar 11 fëmijë të cilët kanë të njëjtat simptoma. Ndërkohë të gjithë presin një reagim nga ana e mjekëve të cilët do sqarojnë se në se kemi të bëjmë apo jo me një rast epidemie.

Sipas mjekëve të 11 rastet që janë paraqitur në pediatri nuk kanë qenë të vaksinuar për shkak të besimit se nëse do bëjnë një gjë të tillë do të shkelin rregullat e fesë mysliname. Prandaj për këtë shkak ka reaguar edhe Komuniteti Mysliman i cili u lutet të gjithë prindërve që të vaksinojnë fëmijët e tyre pasi një gjë e tillë nuk është e ndaluar në asnjë libër të shenjët.

Sipas Panorama edhe konsultoret e çdo lagjeje kanë marrë në telefon prindërit e fëmijëve për ti sjellë ata për tu vaksinuar për të shmangur sëmundjen. Mjekët janë shprehur se në rast se kemi të bëjmë me epidemi vaksina nuk lejohet pasi mund të shkaktojë vdekje te fëmijët.

Deri tani nuk është bërë e ditur në se gjendemi në një rast epidemie por mjekët kanë bërë të gjitha analizat e mundshme dhe po presin rezultatet.