Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj padyshim janë një nga çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar. Ata verën që lamë pas bërën një dasmë madhështore, e cila ishte dhe një nga më të përfolurat që tërhoqi shumë vëmendjen e mediave.

Por pavarësisht se të gjithë e din se ata kanë shumë vite bashkë dhe se kjo marrëdhënie do të përfundonte në një martesë, çifti kurrë nuk e ka bërë të ditur se si Besi i ka propozuar për martesë këngëtares.

Në intervistat e saj Xhensila nuk ka preferuar të flas për këtë temë duke i mbajtur disa çështje personale për vete.

Por si për ti shuar kureshtjen të gjithë fansave, Besi ka treguar me humor se si i ka ‘propozuar’ realisht Xhensilës.

Ai pak momente më parë ka postuar një foto ku shihet një domate dhe në mes të asaj një unazë, në përshkrim të fotos ai ka shkruar “Kështu i propozova Xhensilës ahahahah..”.
Ky postim i tija ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit, pasi ai në këtë mënyrë ka bërë lidhjen dhe me dashurin e madhe që ka për domatet, të cilën aktori e ka treguar shumë herë.


