Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 13:01

‘Propozimi’ epik i martesës që Bes Kallaku i bëri Xhensilës do ju shkrijë së qeshuri

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj padyshim janë një nga çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar. Ata verën që lamë pas bërën një dasmë madhështore, e cila ishte dhe një nga më të përfolurat që tërhoqi shumë vëmendjen e mediave.

Por pavarësisht se të gjithë e din se ata kanë shumë vite bashkë dhe se kjo marrëdhënie do të përfundonte në një martesë, çifti kurrë nuk e ka bërë të ditur se si Besi i ka propozuar për martesë këngëtares.

Në intervistat e saj Xhensila nuk ka preferuar të flas për këtë temë duke i mbajtur disa çështje personale për vete.

Por si për ti shuar kureshtjen të gjithë fansave, Besi ka treguar me humor se si i ka ‘propozuar’ realisht Xhensilës.

Ai pak momente më parë ka postuar një foto ku shihet një domate dhe në mes të asaj një unazë, në përshkrim të fotos ai ka shkruar “Kështu i propozova Xhensilës ahahahah..”.

 

Kshu i propozova Xhensiles hahahahahahahaha @xhensilamyrtezaj

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

Ky postim i tija ka shkaktuar shumë të qeshura tek ndjekësit, pasi ai në këtë mënyrë ka bërë lidhjen dhe me dashurin e madhe që ka për domatet, të cilën aktori e ka treguar shumë herë.