Një skandal i vërtetë ka ndodhur në natën e parë të festivalit Sanremo, ku këngëtari i njohur Blanco ka shkatërruar skenën për shkak të një problemi në kufje.

Fituesi i sezonit të kaluar ka treguar se nuk dëgjonte veten në kufje gjatë performancës së këngës “L’isola delle rose” dhe për këtë arsye dëmtoi gjithçka.

Publiku nuk e pranoi këtë reagim të këngëtarit të ri dhe nisi të fishkëllente, por artisti u duk i pashqetësuar duke thënë se për shkak të problemit me audion zgjodhi të argëtohej.
