Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 13:01

Ledion Liço rrëfen intervistën emocionuese me këngëtaren e njohur: ‘Belbëzoja gjatë gjithë kohës’

Para dy ditësh lajmi se vokalistja e grupit ‘The Cranbarries’, Dolores O’Riordan ndërroi jetë në moshë të parakohshme tronditi gjithë artin në mbarë botën. Gjithashtu nuk munguan edhe reagimet nga personazhet shqiptar.

Një ndër tyre ishte edhe moderatori Ledion Liço, i cili në vitin 2010 kur këngëtarja Dolores ndodhësh në  Shqipëri për të realizuar një koncert, ai i ka bërë një intervistë në emisionin ‘Top Select’.

Moderatori është shprehur mjaft i trishtuar për vdekjen e saj dhe ka treguar se gjatë gjithë intervistës ai belbëzonte nga emocionet.

“Dolores O’Riordan, ti do të mbetesh tek unë përgjithmonë. Të të merrja ty në intervistë ishte kaq emocionuese, unë belbëzoja gjatë gjithë kohës!”-ka shkruar i prekur Liço në postimin e tij në Insta Story.