Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Shkurt 2023, 11:11

Vjen në jetë djali, këngëtarja e njohur shqiptare bëhet nënë për herë të parë

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Eleni Foureira është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë një djalë me partnerin e saj Alberto Botia.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat greke, ndërsa këngëtarja nuk ka reaguar ende. Kujtojmë se Eleni e dha lajmin e shtatzënisë më 13 nëntor 2022.

Këngëtarja e njohur nuk e ka mohuar asnjëherë origjinën shqiptare dhe na ka bërë gjithmonë krenarë.