Nga Shqipëria / E Mërkurë 8 Shkurt 2023, 11:11

Ofendoi me një fjalë të rëndë Kiarën, Amosi: Nëse jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë

Amos u eliminua mbrëmjen e djeshme nga "Big Brother VIP". Aktori tha se gjëja që e penalizoi ishin shakatë, që ai i cilësoi si humor i zi.

Amos sqaroi edhe komentin fyes që ka bërë gjatë Kiarës. Ai tha se nga nervozizmi njeriu dhe mund të gabojë, teksa kërkoi falje.

Arbër: Publiku ka qenë i shqetësuar për atë deklaratë të Amosit. Ty të ka penalizuar, kjo gjëja që ti quan “shaka”. Kjo e Kiarës, i vuri kapakun.

Amos: Askush nuk është perfekt. Nga nervozizmi njeriu edhe mund të gabojë. Nëse unë kam ofenduar një herë, ka njerëz aty që ofendojnë nga mëngjesi në darkë.

Arbër: Një nga arsyet pse ti sot je jashtë, është kjo. Fakti që dikush tjetër ofendon, nuk justifikon veprimin tënd.

Zhaklin: Ki pak më kujdes me gjërat që thua. Pa justifikuar asgjë,secili mban përgjegjësi për gjërat që thotë.

Amos: Nëse unë jam keqkuptuar, kërkoj ndjesë. Çdo gjë ka qenë në kuadër të humorit.

Arbër: Më mirë të mos e shohim videon këtu.

Zhaklin: Është një fjalë që e përdorin për vajzat që nuk janë fort të mira.