Kur Inis Gjoni prezantoi shfaqjen e saj ‘Çiftit të çuditshëm’ në Teatrin Kombëtar, të gjithë filluan të flisnin për pjesëmarrjen e mbesës së saj Anna Lika në kastin e aktorëve, pasi shumë ishin ata që aluduan se ajo ishte bërë pjesë e kësaj shfaqje vetëm se ishte mbesa e Inisit.

Por një gjë të tillë më vonë regjisorja e njohur e përgënjeshtroi duke u shprehur se Anna kaloi çdo audicion si të gjithë aktorët e tjerë. Pavarësisht kësaj aktorja rrëfeu ditën e sotme se gjërat nuk kanë qenë tamam siç i ka treguar Inisi.

Ajo ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin ‘Wake up’ ku rrëfeu se para çdo shfaqje që Inisi hedh në skenë mblidhet e gjithë familja për të lexuar skenarin dhe për të dhënë mendimin e vetë, ashtu ndodhi edhe me’ Çiftin e çuditshëm’. Në atë kohë Ana nuk e dinte që do behësh pjesë e shfaqjes, por më vonë një gjë të tillë ja kërkoi tezja e saj. Në atë moment që pranoi filluan dhe të gjitha frikërat dhe pasiguritë e saj, pasi ajo nuk kishte qenë kurrë pjesë e një shfaqje të mirëfilltë teatrale.

“Ditët e para të provave nuk isha edhe aq mirë. Kisha emocion, pak frikë. Pastaj kur pashë që ambienti aty ishte shumë komod, u ndjeva si në shtëpi. Edhe thashë ‘nami të bëhet, trego çfarë di të bësh më mirë’,” tregon Anna, që sigurisht nuk i shpëtoi fjalëve si mbesa e regjisores. “Më mori se isha e aftë, pastaj të gjithë ata që thanë ‘e mori se ishte mbesa’ e panë që isha e talentuar dhe shkëlqeva!” është shprehur ajo.



