Nga Shqipëria / E Martë 7 Shkurt 2023, 22:10

Amos takon babain mes lotësh, ai i jep një mesazh: Kujdes me ato horreret, ti e ke zemrën e butë

Amos është surprizuar sot nga babai i tij, Gjergj Zaharia, i cili ka shkuar ta takojë në shtëpinë e Big Brother. Babai i ka dhënë dhe një këshillë Amosit, që të shfaqë veten e tij siç është.

"Rri rehat mos na trego ne ato barsaletat dhe horroret, por sillu i edukuar siç je. Ti e ke zemrën e butë, ti s’vret dot një mizë, na tregon ti ato horroret, ato…kush je ti?", i tha babai Amosit.

Ai dha edhe një mesazh të fuqishëm për të gjithë banorët që të mos flasin me kode, por me gjuhën e zemrës, paqes dhe dashurisë.