Nga Shqipëria / E Mërkurë 17 Janar 2018, 12:12

Pasi Marina i tha ‘qepe gojën’, Big Mama ka një përgjigje që nuk pritej për të

Ditën e djeshme u përfol shumë në media për reagimin e Marina Vjollcës në momentin që këngëtarja Big Mama po e ndërpriste vazhdimisht gjatë spektaklit ‘C’est La vie’.

Në një moment ndërkohë që Bigu vazhdonte të  fliste në  të  njëjtën kohë  me Marinën, moderatorja i kthehet duke i thënë  me tone të larta: ‘Do të të  pushojë nga puna, qepe gojën”.

Një gjë e tillë nga shumë media online u pa si një  thyerje mes dy personazheve,por kjo  gjë nuk është aspak e vërtet pasi ka qenë Big Mama ajo që ka përgënjeshtruar gjithçka.

Nëpërmjet një  portimi në  insta story ajo ka shpërndarë këtë lajm dhe përmbi të ka shkruar: ““Pse moj Marina më the ashtu, e kanë vendos me na hut në sher, po se kan pa at ditë kurr love u o engjëll o njeriu më i mir në botë” duke konfirmuar në kë të mënyrë se marrëdhënia e tyre është e shkëlqyer dhe se ajo batutë ishte thjesht në kuadrin e shakasë.