Nga Shqipëria / E Martë 7 Shkurt 2023, 17:05

Dea ndez qirinj, Luizi mendon se po i bën magji

Luizi mendon se Dea Mishel i ka bërë magji, pasi gjeti një qiri dhe disa bizhuteri në një vazo në oborr. Sipas tij, ky veprim është bërë nga Dea, për ta eliminuar atë nga loja.

Ndonëse Valbona, Armaldo dhe Kiara i thanë Luizit që mendimi i tij është i gabuar, ai u betua që ashtu ka ndodhur. Ai u shpreh se tani iu mbush mendja plotësisht që grupi i Oltës i ka bërë magji.

Kiara u shpreh se ajo nuk është magji, por një lloj “rituali”, i cili thith energjitë negative ose pozitive të një personi.