Nga Shqipëria / E Martë 7 Shkurt 2023, 12:12

Kundër Luizit? Bledi Mane, banori më i ri i 'Big Brother VIP Albania

Mbrëmjen e sotme tre banorë të rinj pritet t'i bashkohen shtëpisë së "Big Brother VIP". Njëri prej tyre zbulohet të jetë Bledi Mane.

Lajmi është bërë i ditur nga burime të "VIP Magazine". Kujtojmë se Bledi është shprehur shpesh kundër Luizit, duke "e sulmuar" shpesh për jetën private e atë profesionale.

Ndërkohë që dy banorët e tjerë nuk dihet ende kush janë.