Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 19:07

Merr fund basti! Blerim Destani lajmëron publikimin e këngës së re të Noizyt, shihni si reagon reperi

Reperi i njohur Noizy dhe aktori Blerim Destani prej vitesh njihen për shoqërinë dhe marrëdhënien e mirë që kanë me njëri-tjetrin. Ata shpesh herë shihen duke kaluar kohë së bashku dhe madje Blerimi ka qenë pjesë dhe e shumë klipeve të Noizyt. Por ditët e fundit dy personazhet e njohur kanë bërë të ditur se si rezultat i një basti kënga e re e Noizyt nuk do të publikohet deri sa Blerimi të vendos të kundërtën.

Mesa duket pritjes së fansave dhe Nozyt i erdhi fundi, pasi pak minuta më parë Blerimi mori vendimin që këngën ta publikojë nesër në orën 16:00.

Këtë gjë e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi, ku ka shpërndarë këngën e Noizyt dhe përkrah saj ka shkruar: ““Neser me Date 17/Janar Do të lansoj këngën time të parë Gjuha e Kampionit. Ora 16:00 #BastiBukur â?ºï¸”, ka shkruar Blerimi me shaka.

Ndërkohë reperi i cili me  siguri nuk e dinte për vendimin e aktorit, i ka komentuar me një emoji të gishtit të mesit dhe një fytyrë të mërzitur, si për të treguar se Blerimi e vonojë pak si shumë lançimin e këngës së re.