Nga Shqipëria / E Hënë 6 Shkurt 2023, 22:10

'Për shpirt të babit asnjë s’të do këtu sa ne të 3', Luizi sqarohet me Armaldon

Mbrëmjen e djeshme Armaldo u përplas me Luizin pasi u ndje i ofenduar nga shakatë e tij. Sot dyshja janë sqaruar me njëri-tjetrin dhe Luizi i ka thënë se ai nuk duhet ta marrë çdo gjë si provokim.

“Për shpirt të babit nuk ta don njeri këtu të mirën sa ne të tre. Nuk e kam për lojën, po ta them në sy. Nëse ti mendon se unë dua të të bëj ty lolon e shtëpisë ose gazin e botës , ty turp të vijë”, ka shtuar këngëtari.

Më tej Luizi i ka thënë se duhet t'i vijë turp nëse e ka marrë seriozisht debatin e mbrëmshëm.

"Kur i shoh ato që vijnë të të ngushëllojnë, më duket sikur më hanë bukën se e di me ca tendence vijnë", i tha këngëtari.