Vëllai i madh i ka vënë banorët me provën e mosreagimit. Ata nuk duhet të reagojnë para situatave që do shfaqen në shtëpi, por banorët nuk e kanë marrë provën aspak seriozisht. Me të hyrë Ilir Shaqiri disa prej banorëve kanë shkuar ta takojnë duke thyer rregullin.

E para ishte Olta, e cila pasi përqafoi Ilirin, e pyeti edhe se çfarë bëhet jashtë. Iliri nuk dha informacione dhe doli në oborr për të takuar Luizin e të tjerët.

I pyetur nga Luizi se cili mendon që do e fitojë Big Brother, Iliri u përgjigj: E fiton ai që hyn i pari dhe del i fundit. Pasi Luizi i tha se ai ka hyrë i fundit, Iliri ia ktheu se këtë vit mbase është e anasjellta.

Biseda mes tyre:
Luizi: Sipas teje kush fiton?
Iliri: E fiton ai që hyn i pari, del i fundit
Olta: Unë kam hyrë e para
Luizi: Unë hyra i fundit
Iliri i drejtohet Luizit: Ti hyre i fundit? Ndoshta është anasjelltas këtë vit
Iliri i drejtohet Oltës: Ti hyre e para këtë vit?
Olta: S’qenka i lumtur. O Ilir po ç’pate? Ç’është kjo fytyrë!
View this post on Instagram
