Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 19:07

Bes Kallaku i publikon foton nga e shkuar, por reagimi i Ermalit nuk pritej

Bes Kallaku dhe Ermal Mamaqi janë dy nga aktorët më të preferuar për publikun shqiptar dhe kjo për shkak të humorit të tyre, i cili nuk mungon as në postimet e ndryshme në instagram. Ata njihen për ngacmimet e ndryshme që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale me anë të postimeve që shkaktojnë shumë të qeshura tek ndjekësit.

Ditën e sotme Besi ka postua një foto të vjetër të Ermalit kur ai punonte si Dj dhe nuk ishte kaq i njohur, pranë tij ndodhen disa fëmijë. Në përshkrim të fotos aktori ka shkruar: “ Ermal Mamaqi me shoqnin  hahahhah”. Një postim ky që direkt ka shkaktuar shumë humor mes fansash.

Por nuk ka vonuar as përgjigja e Ermalit i cili ka komentuar “Jooooooooo, ahahhaha ku e gjete mer” duke u treguar i habitur se si kjo foto kaq e vjetër kishte rënë në dorën e tij. Besi nga ana tjetër i thotë se ka edhe ai rrjetin e vetë ku gjënë informacion.