Atdheu ka shkaktuar menjëherë zhurmë me hyrjen e tij në "Big Brother VIP Kosova". Ai krijoi gjatë kësaj kohe një lidhje me një nga konkurrentet më të forta të programit, Julin. Por pas një videoje që u transmetua në prime, ku Juli fliste për dikë që ka lënë jashtë, Atdheu vendosi t'i jepte fund njohjes së tyre brenda shtëpisë.

Së fundmi, dyshja kanë diskutuar në lidhje me ndërprerjen e marrëdhënies së tyre. Juliana i tha atij se nuk e kishte pritur nga ai që këtë gjë ta bënte në Prime-n e së premtes.

Nga ana tjetër Atdheu i kërkoi falje dhe i tha se nuk po duronte dot.
“Të kërkoj falje nëse të kam lënduar dhe të kam bërë të ndjehesh keq”, i tha ai.

