Nga Shqipëria / E Hënë 6 Shkurt 2023, 13:01

'Nuk je njeri ti po ik', Luizi përplaset me Armaldon

Armaldo dhe Luizi kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin. Kjo pasi Maestro është ndjerë i ofenduar nga batutat që këngëtari ka bërë me të.

Sipas tij, Luizi ka përfituar nga konfidencat e tepërta që i ka dhënë dhe i kërkoi të mos i flasë më me gojë. Ai shtoi se këngëtari ka përfituar dhe për shkak të respektit që ka për Kiarën.

“Nuk je njeri ti po ik”, u shpreh Armaldo ndaj Luizit.