Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 19:07

Rita Ora rikthehet në Kosovë për një rast të veçantë, ja çfarë do të ndodh

Në 17 shkurt 2018 Kosova do të mbush plotë 10 vjet  si shtet i pavarur dhe në këtë ditë të rëndësishme është bërë e ditur se e pranishme do të jetë edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora.

Ajo ka disa vjet që nuk ka ardhur të vizitojë vendin e saj, por do të rikthehet këtë herë për të performuar në koncertin gjigand që do të mbahet me rastin e pavarësisë.

Përveç kësaj bëhet e ditur se këngëtarja e njohur do të dekorohet nga presidenti i vendit Hasim Thaçi.

Sipas Prive.al thuhet se ajo ndoshta do të xhirojë edhe videoklipin  e këngës së saj të re në Kosovë. Kujtojmë se Rita më parë është vlerësuar me çmimin ‘Ambasadore Nderi e Kosovës’.