Efi ishte e eliminuara e dytë e mbrëmjes së djeshme në "Big Brother VIP", një eliminim që erdhi i papritur pasi askush nuk e priste një televotim të dytë brenda natës. Ishte Dea Mishel ajo që pati avantazhin të çojë në televotim tre banorë dhe Dea zgjodhi Luizin, Kiarën dhe Efin.

Zgjedhja e Deas shkaktoi shumë reagime dhe debat në shtëpinë e famshme, por edhe në rrjet.

Ndërkohë xing.al, si çdoherë publikoi një sondazh ku ju votuat për personin që donit të largonit dje nga shtëpia dhe 65% e votave kanë shkuar për Kiarën me një diferencë të madhe nga Efi, e cila ka marrë 27% dhe Luizi 8%.

