Nga Shqipëria / E Martë 16 Janar 2018, 18:06

Emina Çunmulaj emocionon ndjekësit me fjalët e ndjera për të bijën

Emina Çunmulaj tashmë është një nga modelet me origjinë shqiptare që ka arritur shumë famë edhe në perëndim. Ajo ka qenë shpesh në vëmendje të mediave për martesën e saj me miliarderin Sam Nazarian dhe shtatzëninë me fëmijën e dytë, të cilit Emina ende nuk ja ka zbuluar gjininë.

Ajo shpesh ka treguar publikisht për dashurin e madhe që ka për vajzën e saj Ella Faria dhe shumë herë ka postuar dhe foto të ndryshme me të. Por ditën e sotme ka bërë një dedikim shumë special, i cili i ka emocionuar shumë ndjekësit e saj.

Emina ka postuar një foto me vajzën e saj dhe pranë saj ka shkruar: “Hajde Mami ulu.’ Kështu unë u ula dhe mbajta shtrënguar dorën e saj dhe zemra ime shkriu. Mendoj shumë se ku jam unë sot në jetë. Më pëlqen të jem nënë më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë, unë i gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë dhe falenderoj Zotin që më bëri këtë dhuratë kaq të madhe, atë të sjelljes së një jete në këtë botë… 

Unë nuk jam një nënë perfekte, kjo nuk vjen me një fjalor dhe jam duke mësuar çdo ditë, por edhe në kohët më të vështira unë e di se sa me fat jam që jam e aftë të kem një të vogël që më therrët Mami. Të dua shumë EllaFaria, faleminderit që më zgjodhe mua të jem Mami jot,”-përfundon Emina.