Nga Shqipëria / E Shtunë 4 Shkurt 2023, 22:10

Efi, Luizi apo Xhonatani? Ja kush u largua sonte nga 'Big Brother VIP'

Të nominuarit e kësaj jave në "Big Brother VIP" ishin Efi, Xhonatani dhe Luizi. Mes tyre Xhonatani ishte më i votuari nga publiku për të lënë shtëpinë.

Këtë herë ai u largua përfundimisht. Kujtojmë se Xhonatani u eliminua dhe një javë më parë por kishte biletën e kthimit.